Connect with us

Politike

Pas Berishës, të tjerë do sanksionohen nga Anglia?!

Sot në Tiranë ka mbërritur Lord Peach (Stuart Peach), i dërguari i Britanisë së Madhe per Ballkanin Perëndimor, ai qe dha lajmin për “non gratan” e ish-kryeministrit Sali Berisha. • Lajmin për mbërritjen e tij në Shqipëri e dha ambasadori britanik Alastair King Smith gjatë një takimi në Elbasan. • Ky i fundit, e kishte lajmëruar edhe më herët se në vendin tonë persona të tjerë do të shpalleshin “non grata”. • Megjithatë këto janë të detajet e vetme që janë dhënë për vizitën e Peach në Shqipëri, ndërkohë që ende nuk është bërë me dije as axhenda e tij, por deri më tani është takuar me ministren e punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Begaj pret Lord Stuart Peach, fokusi i bisedimeve: Institucionet ligjzbatuese të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin

Pas Berishës, të tjerë do sanksionohen nga Anglia?! Vjen në

Stuart Peach dhe Begaj

TIRANË– Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Begaj vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Lord Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë. Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Begaj nënvizoi faktin, se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë.

Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve.

Pas Berishës, të tjerë do sanksionohen nga Anglia?! Vjen në

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e madhe që ka ruajtja e unitetit, solidaritetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare të NATO-s në përballimin e efekteve të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe influencave ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të dy bashkëbiseduesit u ndalën tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet e ardhshme vendore, të dates 14 maj të këtij viti, tek angazhimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin shumë të rëndësishëm me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe në kuadër të sigurisë kibernetike.

Pas Berishës, të tjerë do sanksionohen nga Anglia?! Vjen në

Lord Peach nënvizoi interesin dhe vëmendjen e shtuar të Qeverisë britanike për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht lidhur me agresionin në Ukrainë.

2 ORE ME PARE

Xhaçka takon Lord Stuart Peach, ministrja: Vlerësojmë angazhimin e Britanisë në Ballkanin Perëndimor

Pas Berishës, të tjerë do sanksionohen nga Anglia?! Vjen në

Lord Stuart Peach dhe Xhacka

TIRANË– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të Britanisë ndaj situatave që prekin rajonin.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje me 160% gjatë vitit 2022.

Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.

Advertisement