Connect with us

Aktualitet

Mediat italiane: Bossi i Cosa Nostras takoi biznesmenë në Shqipëri

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga udhëtimet e bossin e mafias italiane që kishte vizituar dhe Shqipërinë. TGCom shkruan se nën emrin e Andrea Bonafede, Messin Denaro ka udhëtuar shumë herë drejt Shqipërisë.

Sipas artikullit, Denaro kishte dërguar fillimisht një ‘ambasador’ në Shqipëri. Bëhet fjalë për Luca Bellomon, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza. TGCom shton se më pas, ai ka udhëtuar vet drejt Shqipërisë ku ka zhvilluar takime me përfaqësues institucionesh dhe biznesmenë, por pa përmenduar asnjë emër të këtyre të fundit

Pjesë nga artikulli:

Nëse Spanja është një vend që bosi i mafias e njeh që nga viti 1994, kur ai e kishte ekzaminuar veten në qendrën e oftalmologjisë Barraquer në Barcelonë, pistat që e vendosin atë në Tunizi dhe Shqipëri janë më të reja. Në të dyja rastet, tregu i drogës dhe kontrabandës kanë qenë ato që e kanë tërhequr bosin. Në Shqipëri Messina Denaro ka dërguar një “ambasador”, për të shkuar më pas personalisht për të krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe të biznesit. Në udhëtimin e tij të fundit do të bënte edhe një ndalesë në Mal të Zipër të luajtur kazino

Si u arrestua bosi i ‘Cosa-Nostras’? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo ku po trajtohej për kancerin. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Ai ishte i mbrojturi i Totò Riinas, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë.

Advertisement