Kronike
Kush është 28-vjeçari që u dogj brenda makinës, pak ditë më parë i vëllai u mbyt në lumë
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:30 në Rrethrrotullimin e Ciflikut Dimal, aty ku automjeti tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe më pas ka marrë flakë duke i marrë jetën 28-vjeçarit.
Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë. Mjeti është përplasur me shtyllën e rrugës duke shkulur atë nga vendi e më pas ka përfunduar në kanal.
Sipas një dëshmitareje, banesa e të cilës është afër vendit të ngjarjes së aksidentit, ajo ka qenë në gjumë dhe së bashku me burrin është ngritur pasi dëgjuan zhurmën. Sapo u afruan makina shpërtheu në flake
Banorët e zonës deklaruan se kjo rrethrrotullimi aty ka qenë shpesh herë burim aksidenti. Edhe pse është e pajisur me ndriçim, mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë duke u gjetur pa përgatitur për rrugën që duhet të ndjekin.
Ata thonë se vendosja e disa barrierave sinjalizuese do të bëjë që drejtuesit e mjeteve të sinjalizohen për të ulur shpejtësinë.