Connect with us

Kronike

Tentoi të hynte me forcë në Komisariatin e Sarandës, arrestohet…

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të hyjë me forcë në Komisariatin e Sarandës.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement