Connect with us

Horoskopi

Qielli i dashurisë do jete plot ngjyra sot

Dashi

Qielli i dashurisë do jete plot ngjyra sot. Partneri do mundohet t’iu beje te lumtur ne çdo moment kështu qe juve do ju mbetet thjesht ta lini veten sa me te lire. Beqaret ka mundësi te fillojnë menjëherë një lidhje pasionante me dike qe kane kohe qe po flirtojnë. Për t’i përmirësuar financat ka ardhur koha te merrni edhe ndonjë rrezik te mundshëm. Mos u shqetësoni aspak sepse pritet dite e mire sot.

Demi

Nuk do silleni aspak mire me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe kjo do krijoje debate te njëpasnjëshme. Do mendoni se për çdo gjë keni ju te drejte dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Beqaret nuk do mendohen gjate dhe ka mundësi te pranojnë ftesat qe iu janë bere se fundmi. Nëse doni qe financat mos kenë probleme duhet patjetër te ulni ne maksimum shpenzimet.

Binjaket

Ka mundësi qe dita e sotme te jete shume e turbullt sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do keni kontradikta e konflikte ndonjëherë edhe për arsye te kota. Beqaret nuk duhet te rrezikojnë shume vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ja vleje. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë dhe nga ana tjetër, me maturi e përkujdes do e përmirësoni situatën goxha.

Gaforrja

Do zgjoheni me humor me te mire sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do filloje te normalizohet. Do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere, por do prisni pak para se te kërkoni falje. Beqaret do jene te përkëdhelur nga yjet. Për ta shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht. Buxhetin duhet ta riorganizoni dhe gjendja shume shpejt do normalizohet.

Luani

Dite e kënaqshme dhe thuajse normale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Me partnerin do ruani një marrëdhënie te ngrohte. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër gjate kësaj dite sepse mundësitë për te realizuar takime do jene te shumta. Ne planin financiar mire është qe te tregoheni te matur gjithë kohës ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.

Virgjeresha

Mëngjesi do jete delikat dhe plot debate sot, ndërkohë qe pas orës 15:00 shume gjera do ndryshojnë si me magji. Pasioni ka për t’u ndezur flake dhe do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret nuk do duan te fillojnë një lidhje tani për tani sepse do ju duket sikur do ua rrëmbejnë lirinë qe kane. Financat do përmirësohen goxha pas ndihmës qe do iu japin familjaret.

Peshorja

Tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni sot ju te dashuruarit dhe mos ua vini shume veshin atyre qe mund t’iu thonë disa te njohur. Me mire se ju askush nuk e di atë qe është me e mira për lidhjen. Beqaret sado qe do mundohen nuk do mund ta gjejnë dot as sot prindin e kaltër. Sektori i financave do jete shume i favorizuar, kështu qe mund t’i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet e menduara.

Akrepi

Edhe pse marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire sot, gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju te mos i bëni me gjerat sipas rregullave qe keni vendosur me pare. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij. Beqaret do kenë një dite shume romantike dhe shume gjera për ta do jene ndryshe. Shpenzimet kufizojini sa te mundeni sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme.

Shigjetari

Do keni fat me shumice sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do behet flakëruese. Shfrytëzojeni çdo moment sa te mundeni. Beqaret mund te kenë disa takime, por asnjëra nuk do jete ne lartësinë e duhur. Me mire le te presin edhe pak para se te hedhin hapa. Ne planin financiar, po nuk treguat maturi e kujdes keni për te pasur tronditje te forta.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj problemi gjate kësaj dite. Për shume gjera do sqaroheni me atë qe keni ne krah dhe do merrni fryme me lirshëm. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse gjerat qe ndodhin ngadalë janë ato me te bukurat dhe qe te emocionojnë me tepër. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim.

Ujori

Ju te dashuruarit nuk do jeni aspak te qete sot. Miqtë dhe familjaret e te dyve do ndërhyjnë dhe do ju prishin harmoninë. Beqaret me ne fund do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave dhe jeta do ju marre drejtimin qe kane dëshiruar gjithmonë. Buxheti nuk do jete aspak i keq kështu qe për asnjë moment nuk duhet te merakoseni. Gjithsesi investimet lërini për me vone.

Peshqit

Partneri do ju përkëdhele gjate gjithë kohës sot ju te dashuruarve dhe ne çdo çast keni për t’u ndier për mrekulli pranë tij. Shfrytëzojeni çdo moment sa te mundeni. Beqaret duhet te kujdesen me tepër për pamjen e jashtme ne mënyrë qe te arrijnë te tërheqin vëmendjen e atyre qe pëlqejnë. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi nga disa dite me pare.

Advertisement