Politike
A do ketë takim me Berishën për bashkëpunim? Ja si përgjigjet Alibeaj
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk do të ketë kontakte me ish-kryeministrin Sali Berisha për daljen me kandidatë të vetëm në zgjedhjet e 14 majit. Pyetjes së gazetarëve nëse do të takohet me Berishën për një bashkëpunim, Alibeaj tha se gjëja më e rëndësishme janë zgjedhjet dhe qytetarët shqiptarë.
“Për mua është i rëndësishëm qytetari shqiptar, janë demokratët, janë zgjedhjet. Atje jemi fokusuar”, tha Alibeaj.