Politike
Besnik Mustafaj: Lulzim Basha ka bërë hile
Besnik Mustafaj thotë se kryetari real i PD-së është Sali Berisha, dhe për të ka votuar edhe ai vetë.
“Në rregull nuk është Lulzim Basha, i cili edhe ka bërë dorëheqjen publike, edhe nuk ka bërë regjistrimin formal të kësaj dorëheqje.
Kjo tregon se ka një hile dhe qëllim nga ana e tij për tu rikthyer përsëri pa kaluar përmes procedurave normale. Ka lënë litarin jashtë për t’ju bërë dëm atyre që janë në punë.
Kryetari real për mua është Sali Berisha. Ka një Kuvend dhe votim nominal për Sali Berishën. Unë jam një nga ata që kam votuar për Sali Berishën, masa e gjerë e anëtarëve njeh Sali Berishën si kryetar”, tha ai.
Megjithatë Mustafaj e pranon se Alibeaj ka mbështetje.
“Deputetë ka, ka një masë të konsiderueshme të grupit parlamentar me vete. Ai është një kryetar në detyrë jo i zgjedhur nga askush.
Nuk ka pasur rast as vetë ti japë vetes votën. Struktura që drejtopn Alibeaj nuk funksionon si organizatë politike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Nuk mbledh strukturat se nuk ka kë të mbledhë”, tha Mustafaj.
Bashkimin e dy fraksioneve e sheh të pamundur:
“Sali Berisha ka deklaruar se Basha dhe Alibeaj nuk kanë më lidhje me PD. Janë të vetmit me të cilët PD nuk do të diskutojë bashkimin. Këmbëngulja e Alibeaj është e tillë që nuk e mundëson negociatën.
Unë besoj shumë, nga komunikimi me demokratë të vjetër, që nuk pranojnë që PD të dalë me dy kandidatë dhe po shkojmë drejt kandidatit që ka shanse më shumë”, u shpreh Mustafaj.
E ndërsa zgjedhjet janë afër, Alibeajn e sheh të limituar te burimet njerëzore:
“Në shumnicën e rasteve nuk do ti ketë. Duhen 800 e ca komisionerë. Që këtu dyshoj shumë. Dhe kur PD ka qenë e bashkuar kemi pasur vështirësi për të gjetur komisionerë seriozë dhe të përgjegjshëm”.