Politike
KQZ nuk e regjistroi në zgjedhje, PD njofton lëvizjen e radhës
Pas vendimit të KQZ për mos regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, PD njofton lëvizjen e radhës.
Në orën 18.30, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa, do të depozitojë ankimin ndaj vendimit të KQZ, në KAS.
Kujtojmë se kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se kërkesa e PD-së së Alibeajt për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet për shkak të mungesës së dokumentacionit.