Kosova
Ohrit i zgjatet ‘bishti’/ Kurti: Plani zbatimit edhe përtej ‘liqenit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se plani i zbatimit të propozimit evropian mbase nuk duhet të diskutohet vetëm në Ohër. Ai është shprehur optimist për këtë takim, por ka shtuar se kjo nuk varet vetëm prej tij.
Kurti ka komentuar edhe deklaratën e ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak, i cili teksa po qëndron në Serbi ka folur për parakushtet për zbatimin e planit evropian duke përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kusht kryesor.
Lajçak madje citohet të ketë thënë se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.
“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian, iniciativën franko gjermane që mbështetet nga SHBA-ja dhe Britania dhe aty janë pesë fjali në preambulë dhe 11 nene gjithsej. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë mendoj se Serbia shtynë shumë përpara Asociacionin apo Zajednicën. Ajo është në nenin 10, njëra prej 33 marrëveshjeve”