Rajon
Vidhnin naftë dhe lopë, vihen në pranga shqiptarët në Greqi
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së premtes (24 mars) në Greqi, pasi rezultojnë autorë të disa vjedhjeve në shtetin fqinj.
Sipas mediave vendase, shqiptarët vidhnin naftë, automjete të ndryshme madje edhe bagëti.
Ata u ndaluan në zonën e Messolongi teksa udhëtonin me një makinë tip “Benz”.
Autoritetet thonë se ata ishin nisur për të vjedhur bagëtitë në një stallë në Nafpaktinë e Epërme.
Policia ka zbardhur edhe disa vjedhje të tjera që kanë realizuar shqiptarët.
Ata rezultojnë si autorë të vjedhjes së 45 kontejnerëve me naftë, një motor dhe një viç në një stallë.
Më pas ata ktheheshin në Shqipëri ku i shisnin të gjitha.