Horoskopi
Jeta juaj ne çift do marre një kthese tjetër gjate kësaj dite
Dashi
Sektori i dashurisë se çifteve do jete me i privilegjuar sesa ju e mendonit sot. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë ditës. Nëse keni shume kohe bashke do mendoni për diçka me serioze. Beqaret duhet te përgatiten për një takim ne momentin me te papritur. Te ardhurat do rriten ndjeshëm dhe ju do mbeteni te habitur nga kjo.
Demi
Gjate kësaj dite duhet t’i përkushtoheni me shume jetës suaj ne çift dhe te mendoni për te ardhmen. Partneri do tregohet me tolerant me ju dhe do iu përgatisë disa surpriza te këndshme. Beqaret nuk do e kenë mendjen aspak tek jeta sentimentale sepse një tjetër fushe është me e rëndësishme për ta. Ne planin financiar mos ndërmerrni iniciativa shume te rrezikshme.
Binjaket
Dite jo shume e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Neptuni do ndikoje negativisht dhe do keni disa mosmarrëveshje me partnerin. Kujdes, ruani vetëkontrollin dhe mos tradhtoni. Beqaret do flirtojnë jashtë mase me personin qe pëlqejnë, por ne fakt ai do e ketë mendjen tek dikush tjetër. Situata financiare nuk do jete aspak e favorshme. Mos shpenzoni kuturu.
Gaforrja
Dite e turbullt dhe me shume probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do debatoni me partnerin edhe për disa detaje te vogla, te cilat dikur iu dukeshin te parëndësishme. Beqaret do jene me te qarte pe rate qe duan dhe nuk do fillojnë lidhje sa për te pasur dike pranë. Aventurat nuk do iu tërheqin aspak. Ne planin financiar tregohuni me te matur dhe me te organizuar.
Luani
Do dashuroni si adoleshente gjate kësaj dite dhe emocionet qe do përjetoni do jene te mëdha. Me ne fund do merrni fryme lirisht dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Përfitoni nëse iu pëlqejnë edhe ato. Ne planin financiar do keni një te papritur te madhe, por mjaft te rëndësishme. Situata do përmirësohet.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do marre një kthese tjetër gjate kësaj dite. Pas një kohe te gjate ku rutina iu kishte pushtuar, do ndiheni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm i cili nuk do iu ndryshoje vetëm statusin, por edhe rrjedhën e jetës. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente. Mos shpenzoni pa mase, por edhe mos jepni para hua.
Peshorja
Sot do i kushtoni një rëndësi te madhe jetës suaj ne çift dhe do bëni gjithçka qe klima te jete sa me harmonike. Ne orët e pasdites do merrni një lajm te mrekullueshëm nga partneri. Beqaret do ndihen me mire se kurdoherë. Nuk është e thënë qe te gjithë te gjejnë dashurinë, e rëndësishme është qe nuk do e ndiejnë nevojën e askujt fale prezencës se miqve. Financat do jene te qëndrueshme.
Akrepi
Yjet do jene shume premtuese sot për jetën sentimentale te çifteve. Partneri do i mbaje premtimet qe iu ka bere dhe ju do ndiheni mire. Beqaret, edhe pse do kërkojnë gjate gjithë kohës, nuk do e gjejnë as gjate kësaj dite personin qe kane ëndërruar. Beni durim! Ne sektorin e financave do keni goxha probleme. Kujdes me çdo hap qe do hidhni qe te mos ngeleni pa asnjë para.
Shigjetari
Do jeni shume sensuale dhe joshës sot ju te dashuruarit. Do e përkëdhelni mjaft atë qe keni ne krah dhe ai do ndihet si ne ëndërr. Edhe vete do ndiheni mire për këtë arsye. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i ngacmojnë. Ka nga ata qe do kërkojnë vetëm te tallen. Beni një riorganizim te mire te buxhetit sot dhe hiqni ndonjë para mënjanë.
Bricjapi
Bashkëpunimi me partneri do përforcohet gjate kësaj dite. Edhe pse do jene te shumte personat qe do iu joshin për ta tradhtuar atë qe keni ne krah, ju nuk do bini pre e tundimit. Beqaret do kenë mundësi te nisin aventura kalimtare dhe pa asnjë te ardhme. Financat do jene te mira dhe nuk do kenë as problemin me te vogël. Vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.
Ujori
Jeta sentimentale do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Se bashku me partnerin do bëni plane për te ardhmen dhe do e respektoni mjaft mendimin e njeri-tjetrit. Beqaret do jene sensuale dhe do i tërheqin gjate gjithë kohës vështrimet e te tjerëve. Financat nuk do jene te mira, prandaj nuk është e arsyeshme te vazhdoni projektin qe keni nisur. Prisni pak kohe.
Peshqit
Si ju ashtu edhe partneri do jepni shume nga vetja qe ambienti ne çift te vazhdoje te jete i ngrohte. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do keni asnjë debat. Plutoni do ua ndeze papritur beqareve zjarrin e dashurisë dhe pasionit. Çdo gjë do ndryshoje për ta. Sektori i financave do jete shume i qete. Beni investimet qe keni menduar prej disa kohesh.