Kronike
Vodhi bizhuteri në Durrës, arrestohet 31-vjeçari
Aneo Gashi, 31-vjeç është arrestuar nga policia e Durrëist pasi vodhi një shumë të konsiderueshme parash dhe disa bizhuteri në një lokal në Durrës.
Burime bëjnë me dije se ai ka vjedhur 380 mijë lekë si dhe sende me vlerë (bizhuteri), në një lokal në lagjen nr. 5, Durrës.
Po ashtu nën hetim është venë edhe Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.