Kronike
Sherr me thikë në Durrës, plagosen dy të rinj
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thikë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur para ambienteve të bashkisë së qytetit. Aktualisht nuk dihen saktësisht shkaqet e këtij konflikti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje