Kronike
Plagosje me thikë në Shijak, 33-vjeçari përfundon në spital
Një konflikt për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e thikës në Shijak. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku shtetasi K.G, 46 vjeç ka plagosur thikë shtetasin A. F., 33 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.