Connect with us

Politike

Berisha: Vangjush Dako dhe Ardian Çela dyshja mafioze në Shqipëri e Ballkan

Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës, të cilat i ka quajtur “dyshja më mafioze në Shqipëri e Ballkan”. Berisha deklaroi se ata janë “mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri”. Ndërsa i bëri thirrje Vangjush Dakos “durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal”.

“A nuk është një thirrje t’i largojmë. Nuk paguajmë asgjë më shumë se sa indiferencën tonë, s’duhet të ecim të përgjumur. Ju ftoj që këto ditë që kemi para deri më 14 maj të bëjmë gjithçka, të trokasim në çdo zemër dhe çdo derë për të vendosur Igli Carën kryetar të Bashkisë. Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë. Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to.

Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftoj në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, ti marrë, ti marrë se nuk flet dot ajo. Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”

Advertisement