Connect with us

Kronike

E rëndë/ 54-vjeçari humb jetën me motor

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Shkodër-Velipojë. Mësohet se një 54-vjeçar duke drejtuar motomjetin pa targa ka humbur kontrollin dhe motori ka dalë nga rruga. Për shkak të përplasjes së rëndë, 54-vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement