Aktualitet
Policia shtrin në tokë motoristin! I riu në lot: U thash ‘hiqni kapelet’
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, ku efektivët kanë ndërhyrë për të shoqëruar një prej pjesëmarrësve në protestë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur disa efektivë tentojnë të largojnë protestuesin, ndërsa persona të tjerë, mes tyre një grua dhe një djalë, ndërhyjnë për të penguar shoqërimin e tij.
Situata është tensionuar më tej, pasi Policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të personave që kundërshtonin ndërhyrjen e efektivëve. Përplasjet në sheshin “Skënderbej” vijojnë, ndërsa nuk ka ende informacion mbi identitetin e personit të shoqëruar.