Rajon
Abazoviç kërkesë presidentit të ri: Anulo vendimin e Gjukanoviç për…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka kërkuar presidentit të sapozgjedhur Jakov Milatoviç të anulojë vendimin e ish-presidentit Milo Gjukanoviç, për shpalljen e zgjedhjeve.
Milatoviç, sipas tij, duhet të mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të përcaktojnë datën e re të zgjedhjeve.
“Mund të jetë në fund të qershorit, para sezonit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva.
Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë bashkërisht datën e zgjedhjeve.
“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, tha Abazoviç.
Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 11 qershor.