Connect with us

Kosova

Tensione në veri të Kosovës, shkrumbohen tre makina të tjera

Tre makina të tjera janë djegur në veri të Kosovës mëngjesin e ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Leshak të Leposaviçit ku policia është njoftuar nga një qytetar serb i cili është pronari i makinave të shkrumbuara nga zjarri.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Por mes të tjerash, zyrtarë të policisë së Kosovës pretendojnë se grupet serbe në veri të Kosovës po synojnë të dëmtojnë ata serbë vendas të cilët i konsiderojnë si bashkëpunëtorë me institucionet e vendit.

Kjo nuk është hera e parë që në veri digjen vetura. Më parë, në afërsi të së njëjtës zonë, janë raportuar të shkrumbuara nga flakët tre makina të tjera me targa ‘RKS’. Këto veprime ngjallën shqetësime tek ndërkombëtarët të cilët bënë thirrje për qetësim të situatës dhe zbatim të marrëveshjees së dakordësuar në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Advertisement