Politike
Me çfarë parash u financua hapja e fushatës? Ja si përgjigjet Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot në lidhje me faktin se me çfarë parash u bë organizimi në ‘Air Albania’ të shtunën ku u hap fushata e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se të gjitha këto pyetje mund të bëhen zyrtarisht dhe do t’u kthehet përgjigje nga sektori i financës në Partinë e Lirisë dhe atë të Partisë Demokratike.
Meta tha me këto detaje merret Rama që është i frikësuar sipas tij nga rezultati i zgjedhjeve të 14 majit.
“Këto janë pyetje që me të drejtë i bëni. Për sa i takon atyre mund të bëni pyetjet me shkrim dhe personat përkatës në Partinë e Lirisë dh të PD-së mund t’ju kthejnë përgjigje. Ka të drejtë Rama dhe Ramarucët që janë të tmerruar nga manifestimi kombëtar në Air Albania. Apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramit dhe do të jenë të detyruar që të përpiqen herë pas here që të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona dhe qytetarët tanë.”, tha Meta.