Aktualitet
Operacioni i Ramës/ Bashkëshortja: Mjekja më dha jastëkun e një fëmije
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka treguar një episod të ndodhur në spital, gjatë kohës që ndodhej i shtruar kreu i qeverisë pasi u operua dhe hoqi apandesitin. Ajo tregoi se një nga mjeket i kishte ofruar një jastëk që të mbështeste kokën. Në mëngjes kishte vënë re se ishte jastëku i një fëmije, me një rosak të qendisur që pjesëtarja e bluzave të bardha e merrte me vete për të ndjerë të bijën sa më pranë, kur ishte në punë natën.
“Aida, Elda, Anxhela, Solina, Delina, Eda ishin vajza që kujdeseshin me pacientët me buzëqeshjen inkurajuese gjatë orëve të vona të natës. Kur isha e ulur në karrige, njëra prej tyre mu afrua dhe më pyeti më zë të ulët ‘t’ju sjell një jastëk?’. Më dha një jastëk të vogël. Kur u zbardh pashë që ishte një jastëk bebesh, me një rosak të qendisur. I kujt është ky jastëk që më lehtësoi natën mua, e pyeta. E vajzës time, tha, e mbaj me vete kur jam natën në punë. Si quhet vajza, i thashë. Ajlina tha, dhe i qeshën sytë. Ajlina me emrin e vjetër musliman kishte qëndruar me mua si dritë e hënës dhe dhuratë e Zotit në një natë të vështirë,”- tha Rama.