Aktualitet
Kaos para Ministrisë së Arsimit, policia përdor spray me piper
Situata është përshkallëzuar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët, ndërsa disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë.
Për të neutralizuar situatën dhe shpërndarë turmën, policia ka përdorur spray me piper. Ndërkohë, forcat e rendit janë mobilizuar edhe me autobotin me ujë, në gatishmëri për ndërhyrje.
Protesta nisi në orën 14:00, por kundërshtimet mes protestuesve dhe policisë kanë kaluar në përplasje, duke sjellë përshkallëzimin e situatës përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.