Aktualitet
Marshimi kthehet në përplasje, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë dhe me kosha mbeturinash
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë vijuar edhe gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, ku situata mbetet e tensionuar.
Protestuesit janë përpjekur të bllokojnë qarkullimin duke vendosur gurët dekorativë në mes të rrugës dhe duke zhvendosur koshat e mbeturinave.
Nga ana tjetër, efektivët e policisë kanë vijuar ndjekjen e protestuesve, ndërsa autoboti është përdorur herë pas here për të hedhur ujë me piper në drejtim të tyre.