Bota
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, lihet para derës së spitalit
Një i ri shqiptar është vrarë pak ditë më parë në Spanjë.
Mediat spanjolle raportojnë se personi që braktisën këtë të dielë në dyert e urgjencës së spitalit Josep Trueta në Girona është një shqiptar rreth 30 vjeç.
Hetuesit kanë arritur të identifikojnë viktimën, i cili ishte pa dokumente, pasi kanë zbuluar targën e makinës me të cilën ka mbërritur në spital falë kamerave dhe kanë mundur të lokalizojnë drejtuesin e saj
Ngjarja ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit të kësaj të diele, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së spitalit. Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë burrin nga makina. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, shqiptari u deklarua i vdekur. Menjëherë, ata njoftuan autoritetet lokale të Girona të cilët morën në dorë çështjen.
Pamjet bënë të mundur identifikimin e targës dhe, bashkë me të, gjetjen e pronarit të mjetit, një shtetas me origjinë shqiptare, banues në jug të Kosta Bravës.
Kufoma u transferua dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Girona-s në mënyrë që mjekësia ligjore të bëjë autopsinë për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes.
Tani hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së viktimës për të zbuluar se kush e vrau pasi ai ishte i plagosur me thikë në bark.