Horoskopi
Katër shenjat e Horoskopit që do të tregojnë të vërtetën edhe nëse ka pasoja
Shenjat që do t’ju tregojmë më poshtë nuk mund të përmbahen dhe do të tregojnë të vërtetën, edhe nëse kjo do të thotë se kjo do të ketë pasoja negative në marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, gënjeshtra për ta është e pamundur.
Por cilat janë këto shenja?
DASHI
Dashi ka ndershmërinë e një fëmije të vogël. Përveçse është impulsiv si njeri, ai pothuajse asnjëherë nuk mendon para se të flasë. Ai thotë atë që mendon dhe ndjen dhe sigurisht nuk pendohet, edhe nëse hyn në telashe ose nëse i duhet të kërkojë falje për atë që tha ose nëse i kushton një pozicion, një miqësi apo një lidhje. Ndershmëria është një element që e karakterizon Dashin dhe i bën të dallohen dhe nëse dikush nuk e duron dot.
LUANI
Nëse ka një gjë për të cilën Luani krenohet, është vërtetësia. Ai është një njeri me dinjitet dhe forcë. Ai nuk gënjen, sepse nuk ka nevojë. Ai ka guximin dhe të thotë atë që mendon dhe nëse është e gabuar apo e drejtë. Ai nuk ka frikë të ketë disa njerëz pranë tij, përderisa ata janë të duhurit dhe nuk do ta gënjejnë dhe sigurisht që nuk do të ndikohen nga e vërteta e tij. Luani vlerëson më shumë ndershmërinë dhe drejtësinë dhe nuk toleron “lojërat”.
Shigjetari është ai që ne e quajmë “gëzimi i jetës”. Ai është një person që njëlloj si Dashi nuk mendon para se të flasë dhe as që i intereson. Ai është i sinqertë, thotë atë që mendon, megjithëse shumë herë ajo që do të thotë mund të jetë e pahijshme. Sido që të jetë, Shigjetari nuk do t’i ikë të vërtetës, dhe nëse tjetri ofendohet, atëherë është problemi i tyre, ose sepse nuk kanë sens humori ose sepse nuk e durojnë dot të vërtetën. Shigjetari nuk ndjen nevojën për të mbajtur sekrete ose për të zbukuruar diçka ose dikë, kështu që ata ndajnë çdo mendim të tyre, edhe nëse kjo nënkupton humbjen e njerëzve të afërt.
UJORI
Ndryshe nga dy shenjat e tjera të ajrit, Peshorja dhe Binjakët, Ujori është jashtëzakonisht i sinqertë. Deri në atë pikë sa shpesh kjo ndershmëri keqkuptohet dhe ofendon apo lëndon të tjerët. Megjithatë, ai beson se duhet të thotë atë që beson dhe të shprehet, pavarësisht nga kostoja. Ai nuk është hipokrit, nuk mund të shtiret dhe beson se vetëm e vërteta mund ta ndihmojë realisht dhe ta shpëtojë një situatë, ndërsa gënjeshtra vetëm sa mund ta thellojë një problem dhe ta përkeqësojë atë. Ujori ka besime dhe vlera që nuk i shkel dhe është gati të mbrojë të vërtetën e tij me çdo kusht.