Connect with us

Shkrime

Na duhet një deriçkë për Osmanin/ Presidentja prapa listës

Presidentja e Kosovës Osmani vazhdon të godas Serbinë… përmes marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër. Shefi i stafit të saj ka një javë që shahet me zyrtarët serbë. Por, ku është në të vërtetë problemi?

Vjosa Osmani akuzoi në mënyrë direkte e publike Serbinë se kishte ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës. Por, edhe këtë akuzë ajo e bëri duke e përmendur marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

Pra tre ditëve, ajo u fut në Twitter dhe shkruajti këto fjalë:

“Në më pak se 24 orë, Serbia ka kryer dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:

Inferencë e huaj në zgjedhjet e Kosovës (në shkelje të nenit 2)

Lobim dhe votim kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (në shkelje të nenit 4).

Marrëveshje e re, por Serbi e vjetër.”

A është ky reagim, rezultat i ‘margjinalizimit’?

Presidentja Osmani duket se është lënë e margjinalizuar në procesin e dialogut në kohën më të rëndësishme të tij kur po diskutohej për planin franko-gjerman që u shndërrua edhe në marrëveshje.

Për një kohë të gjatë pas Ohrit, presidentja madje kishte mbetur pa fjalë. Në komentin e parë të bërë,  ajo do të shprehej çuditshëm duke mos folur për përmbjatjen e marrëveshjes por për Serbinë.

Në anën tjetër, në komentin më përmbajtësor për marrëveshjen, Vjosa Osmani do të shprehej “absolutisht e zhgënjyer” që në marrëveshje nuk kishte njohje reciproke.

Nuk dihet nëse kryeministri Kurti vazhdon të koordinohet me presidenten Osmani para vendimeve të rëndësishme në procesin e dialogut. Sidoqoftë, dihet se në publik ajo dhe bashkëpunëtorët e saj nuk kanë pasur rol aktiv në këtë proces.

Duket se Presidenca të gjitha ‘kartat’ për ta rikthyer presidenten Osmani në protagoniste të këtij procesi i ka vënë te dështimi i marrëveshjes me Serbinë për shkak të Serbisë.

Shefi i stafit të Presidentes, Blerim Vela, gjatë mëngjesit të djeshem i tha përfaqësuesit të Serbisë në Komitetin e Përbashkët Monitorues “mos leh”, e më parë i kishte thënë edhe “kokë-krisur”, kurse presidentin serb Vuçic e kishte quajtur “mbret të çmendur”.

Po, a do të kthehet Vjosa Osmani në lojë apo roli i saj do të shkojë duke u zbehur edhe më tej? Takimi i 2 majit mund të jetë i rëndësishëm edhe për këtë ‘dramë politike’.

Me pak fjale, a do i duhet presidents një deriçkë për tu future në lojë apo do mbetet në stolin e rezervave

 

Advertisement