Connect with us

Politike

Berisha: Rama e kërcënon Bashën me 6 vite burg

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar edhe kësaj herë ish kryedemorkatin Basha dhe kyretarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn se janë aleatë me kryeministrin pasi ky i fundit i kërcënon. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetaët, Berisha u shpreh se  Rama e kërcënon Lulzim Bashën me dërgimin e dosjes në prokurori, ku sipas tij rrezikon 6 vite burg. Sa i takon Alibeajt, Berisha ka ripërsëritur se i vëllai i tij është i përfshirë në një ngajrje kriminale si grabitës në Gjermani

“Janë të dy pengje, Alibasha, me lidhje krimi me Edi Ramën. Ai kur të dojë Edi Rama ia çon dosjen në gjykatë, se një prokuror nuk ka firmosur e ka bërë me djallëzi të madhe, dhe aty ai shkon 6 vjet, e përcakton kodi për vepër penale. Ky tjetri ka vëllanë, grabitës me armë në Gjermani, në një vend tjetër mesa duket por me delikuenca të rënda. Ky ia fsheh këto. Ky nuk bën publike lidhjen, por ky i fsheh këto”, tha ndër të tjera Berisha

I pyetur për garantimin e votës në gjatë procesit të numërimit, Berisha tha se janë me qindra vëzhgues që do të garantojnë votën e demokratëve.

“Vëzhguesit tanë do numërojnë çdo votë, ne kemi vëzhgues me integritet të lartë, njerëz idealistë. Sikundër jam i sigurt se asgjë s’do mund të pengojë fitoren e kandidatëve. Fatmirësisht ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë intensiv. Janë 210 vëzhgues plus qindra e qindra vendorë, Rama do bëjë gjithçka, por është i pashpresë në këto zgjedhje”, vijoi Berisha.

Por i pyetur nëse kishte marrë dakordësi për këtë çështje me shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri Andrey Glover, Berisha e mohoi. Ndër të tjera, ish kryeministri u shpreh se dëshiron debat me kryeministrin Edi Rama.

Advertisement