Lifestyle
Fshati italian që do t’iu paguajë deri në 40 mijë euro për të jetuar aty
Fshati italian Santo Stefano di Sessanio, ofrohet t’iu paguajë qytetarëve deri në 40,000 euro për të jetuar atje, në një përpjekje për të ringjallur jetën dhe ekonominë.
Fshati piktoresk, ndodhet në malet e rajonit të Abruzzos dhe aktualisht ka vetëm 115 banorë, 13 prej të cilëve janë nën moshën 20 vjeç, ndërsa 41 janë mbi moshën 65 vjeç.
Këshilli i qytetit vendosi se ishte “thelbësore” për të bërë diçka që do të siguronte një zhvillim të qëndrueshëm të zones.
Oferta përfshin një pagë mujore deri në 7,200 euro për tre vitet e para. Banorëve të rinj do t’u jepet një pronë për të jetuar në të cilën ata do të duhet të paguajnë një shumë qiraje ende të përcaktuar, megjithëse do të jetë vetëm një shumë “simbolike”.
Ata që kërkojnë të fillojnë atje një biznes për të ndihmuar fshatin do të plotësohen më tej nga këshilli lokal me një grant të vetëm prej 18,000 eurosh.
Sidoqoftë, oferta është në dispozicion vetëm për ata që janë shtetas italian ose të BE-së.
Qyteti shpreson të tërheqë pastrues, farmacistë dhe persona që mund të promovojnë produktet ushqimore lokale. Aplikantët gjithashtu duhet të jenë të moshës midis 18 dhe 40 vjeç dhe të qëndrojnë në fshat për një minimum prej pesë vjetësh.
Kryebashkiaku Fabio Santaviça i tha CNN Travel se donte t’i “mundësonte fshatit vazhdimësinë e jetës”.
Oferta u hap më 15 tetor dhe deri më tani kanë aplikuar rreth 1,500 njerëz./a2cnn