Kronike
Kapet me 58 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat shkruajnë se i ndaluari është një 24 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i cili është kapur me 58 kg kokainë në banesë.
Ndër të tjera sipas autoriteteve italiane i riu shqiptar ka pasur edhe një tjetër bashkëpuntor në lidhje me këtë.
Pas konfirmimit të dyshimeve fillestare Garda Civile ka kryer kontrolle në tre pallatet, të marra me qira nga i dyshuari, njërën prej të cilave e ka përdorur si vendbanim.
Efektivët e policisë arritën të verifikonin sesi shtëpitë ishin të pajisura në mënyrë perfekte për kultivimin e kanabis sativa në ambiente të mbyllura, me dhoma të klasifikuara sipas fazës së rritjes në të cilën ndodheshin bimët.