Connect with us

Politike

Defender 23/ Rama: Jemi ulur krah për krah me SHBA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se stërvitja e përbashkët Defender 23 ka treguar se sa lartë ka shkuar Shqipëria. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse, Rama u shpreh se Shqipëria për herë të parë ka arritur që të ulet krah për krah me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit dhe ka marrë vendime të rëndësishme. Rama më tej theksoi se kjo stërvitje tregon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO.

“Kjo stërvitje na rikujton se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojë në unitet të plotë. Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë për ngritjen e shtabit të bazës së forcave operacionale, dëshmon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO, por Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinentin tonë. Me aeroportin e Kuçovës, që do jetë në funksion si bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë që edhe me portin, që do ketë të njëjtët komponentë, duke funksionuar si bazë operacionale e NATO-s për forcat detare, një faqe e re e historisë sonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi jo vetëm konsumatorë por edhe kontributorë në këtë aleancë të madhe. Me një falënderim për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe mirënjohje për aleatët tanë strategjikë, ju uroj çdo të mirë, mbarësi dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët, për diçka pa të cilën ne nuk do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi”, tha Rama.

Advertisement