Connect with us

Kosova

NATO në Kosovë, ‘tërbohet’ Rusia/ Deklarata e Zaharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka dënuar stërvitjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, duke e quajtur atë si një akt “nxitjeje tensionesh me përmbajtje anti-serbe”.

Zgjedhja e Kosovës, fokusi kryesor i tensioneve në Ballkan, si lokacion për manovra në shkallë të gjerë nga ana e Aleancës Veriatlantike është një tjetër dëshmi se stervitja ushtarake është edhe nxitje kundër Serbisë dhe përmbysje e bazës themelore për zgjidhjen e krizës së Kosovës” – deklaroi Zaharova

Ajo shtoi se SHBA dhe aleatët e saj, “nën mbulesën e deklaratave të rreme për forcimin e sigurisë rajonale”, po minojnë qëllimisht stabilitetin në këtë pjesë të Evropës, duke mprehur linjat e ndarjes dhe duke e çuar gjithnjë e më shumë popullsinë vendase në prag të konfliktit dhe duke e fryer atë me propaganden se kercenimet vijnë nga jashtë, ne kete rast nga Rusia.

“Ne e dimë se sa përpjekje po bën Perëndimi për të detyruar miqtë tanë serbë të heqin dorë nga bashkëpunimi me Rusinë. Presioni i ushtruar ndaj tyre është i paprecedentë” – tha Zakharova duke komentuar edhe takimin e Milorad Dodik me presidentin rus Vladimir Putin.

Advertisement