Connect with us

Rajon

SHBA, BE dhe NATO u rreshtuan krah Serbisë për shkak se po furnizon me armë Ukrainën

Gazeta britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull shitjes së armëve nga Serbia në Ukrainë, duke shkruar se si kjo bëri që Perëndimi të ndryshojë qëndrimin karshi Serbisë pas shpërthimit të tensioneve në veri të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk është kundër që vendi i tij t’u shesë municion ndërmjetësve që i dërgojnë ato armë në Ukrainë, një sinjal që aleati i vendosur ballkanik i Rusisë po kthehet ka Perëndimi.

Vucic ka mbështetur tradicionalisht Moskën dhe ka refuzuar të bashkohet me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Por në një ndryshim të qëndrimit, presidenti serb tha se ishte në dijeni të raporteve të qeverisë amerikane se municionet serbe kanë përfunduar në Ukrainë nëpërmjet ndërmjetësve dhe se ai nuk kishte plane për ta ndaluar këtë.

Sipas tre diplomatëve perëndimorë në rajon, linja e furnizimit që dërgon municionet serbe në frontin ukrainas ka qenë një faktor vendimtar i një ndryshimi të dukshëm pasi SHBA, NATO dhe BE së fundmi mbështetën Serbinë pas një ndezje të tensioneve në Kosovë.

Vuçic ka pranuar se po ecën në një litar të hollë midis Moskës dhe fuqive perëndimore, por tha se ai nuk do të ndihmonte përpjekjet e luftës ruse. Ai shtoi se kohët kur fliste me presidentin rus Vladimir Putin çdo tre muaj kishin mbaruar, duke theksuar se ai nuk ka qenë në kontakt me Kremlinin prej 1 viti.

“Lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë dhe potenciali i saj për të prishur sigurinë rajonale kanë bërë që kryeqytetet perëndimore të miratojnë një qëndrim më të butë ndaj Beogradit” – shkruan Gazeta britanike “Financial Times”

 

Advertisement