Politike
“S’ka turp më të madh”/ Noka bllokon foltoren dhe i fiket mikrofoni
Debate të nxehta por edhe sharjet kanë qenë pjesë e një situate që ka agravuar sot në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa minuta.
Ai ka hedhur akuza mbi zv. kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, se po i heq të drejtën e fjalës, pasi i është fikur mikrofoni. Ajo tha se askush nuk ka të drejtë, për të bërë të fortin në Parlament.
Flamur Noka: Harroje, jep fjalën këtu. Atë bëj. Po ka turp më të madh, del dhe na flet ky. Ky duhet të ishte në burg.
Ermonela Felaj: Nuk është problem për ne ajo punë, z. Naço nga vendi. Me zhurma dhe me bllokim foltoresh, nuk është problem fare kjo punë. Duke menduar se të bësh të fortin, mund t’i imponohesh rregullores, s’mund ta bëjë askush