Connect with us

Kosova

Joprofesionistët e SHBA – Serwer: Blinken duhet ta dijë se ka bërë dhe po bëhen disa gabime

Ish-diplomati dhe profesori amerikan Daniel Serwer, ka analizuar në një shkrim deklaratat e fundit të Ambasadorit të SHBA’së në Beograd Christopher Hill për Kryeministrin Albin Kurti.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë” kishte thënë Hill.

Por për Serwer, kjo deklaratë ka probleme.

“Nuk është vetëm joprofesionale. Edhe kolegut të tij në Prishtinë ia vështirëson punën. Herën e fundit që zyrtarët amerikanë sulmuan kryeministrin Kurti dhe madje organizuan rënien e tij nga pushteti, ai u kthye pas zgjedhjeve me një mandat të ripërtërirë dhe një shumicë më të madhe. Ai ka lënë të kuptohet se mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme, me sa duket duke shpresuar që në këtë mënyrë t’u tregojë amerikanëve se ka mbështetjen e qartë të shumicës së Kosovës” ka shkruar Serwer, I cili gjithashtu ka bërë vërejtje për vlerësimet e Hill për Presidentin e Serbisë edhe pse Vuçic ka mobilizua ushtrinë dhe e ka dërguar në kufi me Kosovën.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se, Hill, në vend që të denoncojë këtë shkelje, ka përmendur lojën e serbëve me litarë me ushtarët e NATO’s

Analisti amerikan ka komentuar edhe presionin e Hill për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës dhe ka kritikuar Departamentin Amerikan të Shtetit për politikën që është duke ndjekur në ballkan duke theksuar se Sekretari Blinken duhet ta dijë se ka bere dhe po behen disa gabime.

Advertisement