Kronike
Kapet me kokainë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali
Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi është kapur me kokainë dhe mijëra euro. Umbriajournal shkruan se fillimisht ishin efektivët ata që kishin vënë në shënjestër shqiptarin, pais dyshonin se ai trafikonte lëndë narkotike.
Gjatë një kontrolli fizik, ai iu gjetën 4 doza kokaine me vete. Por gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit iu gjetën 4 qese me kokaine si dhe 4620 euro cash. Aktualisht 32-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.