Rajon
Kapet me heroinë në banesë, arrestohet shqiptari në Greqi
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/policia-greke-2.jpg)
Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi është kapur me 11 kg heroinë në banesë dhe kanabis.
Mediat greke shkruajnë se autoritetet vendase gjetën dhe sekuestruan 11 kg e 98 gr heroinë të ndarë në 21 pako, 5.5 gr kanabis, celular dhe 400 euro të ardhura nga trafiku i drogës.
Aktualisht ai ndodhet në burgun e qytetit Korydallos, teksa pritet të dalë para seancës gjyqësore.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)