Lifestyle
Djersitja e duarve dhe këmbëve, disa kura natyrale për eliminimin e këtij sikleti
Djersitja, sidomos ajo e duarve është gjithmonë e sikletshme, veçanërisht në rastet kur duhet të nxjerrësh në pah anën më të mirë të vetes.Sikleti më i madh është kur duhet t’i shtrëngosh dorën dikujt dhe të duket e pamundur dhe e frikshme.Shkaktarët e djersitjes së duarveShumica e njerëzve përballen me djersitje të duarve gjatë situatave stresuese, aktiviteteve të rënduara fizike ose temperaturave të larta.Në këto situata, gjëndrat e djersës çlirojnë më shumë nxehtësi që përcillet nëpërmjet lëkurës.Për disa njerëz, djersa është e pamundur të kontrollohet. Termi mjekësor i kësaj simptome është Palmar Hiperhidrosis – transmeton AgroWeb.org.Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës.Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor.Uthulla e mollësUthulla ka aciditet të lartë dhe ndihmon në shkatërrimin e baktereve që strehohen në pëllëmbët e duarve dhe në këmbë. Ajo ka një efekt përtharës tek duart dhe këmbët.Tretni 4-5 lugë gjelle uthull molle në një enë me ujë të ngrohtë dhe fusni duart ose këmbët.Mbajini aty për 15 deri në 30 minuta në ditë.ÇajiNëse nuk ju pëlqen ideja e uthullës, atëherë futini duart ose këmbët në një legen ose tas të mbushur me çaj.Çaji largon bakteret dhe ngushton poret në mënyrë që ju të djersitni më pakPërdorni 3-4 bustina të çajit të zi dhe zhytini në ujë të nxehtë.Kur uji të jetë ftohur mjaftueshëm atëherë përdoreni për këmbët dhe duart.Soda e bukës ndihmon të ekuilibrojë pH e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarveAjo pakëson djersën dhe aromën e keqe të këmbëve. Shkrini 4-5 lugë gjelle sodë buke në një legen të vogël me ujë të ngrohtë dhe më pas mbajini duart ose këmbët aty për 15 deri në 30 minuta.Niseshteja e misritPudrosja e duarve ose këmbëve me niseshte misri ka efekt përtharës.Përdoreni niseshtenë njësoj si pudrën.Vaji i arrës së kokositNuk po ju bëjnë sytë. Vaji i arrës së kokosit ndalon djersën dhe ushqen lëkurën e duarve.Vaji largon bakteret që shkaktojnë djersitjen dhe aromën e pakëndshme.Aplikoni një sasi të vogël të vajit të arrës së kokosit në zonat e djersitura.Leckat e lagura me përmbajtje alkoolike mund të fshijnë djersën dhe ngushtojnë poret përkohësisht.Kjo teknikë ju vjen në ndihmë në raste të veçanta në aktivitet kur duhet të takoni njerëz.Çaji i sherbelës është i mirë kundër djersitjes së duarve sepse përmban acid tanik që ka aftësi shtrënguese.Pini çaj sherbele dhe sa më shumë ujë që të ulni temperaturën e trupit dhe të ngadalësoni djersitjen.