Connect with us

Kosova

Mosbindja e Kurtit/ Po shqyrtohen masat ndëshkuese

Bashkimi Europian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Në Bruksel thanë se duan zgjedhje të reja, por nuk treguan se sa mund të presin që kjo të ndodhë. Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje, kryediplomati europian, Josep Borrell thotë se shtetet anëtare janë “të gatshme të marrin masa”, të cilat tashmë kanë nisur të shqyrtohen. Ngjarjet e këtyre ditëve duket se do të përcaktojnë se çfarë do të vendosë BE-ja.

Nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet lëvizja e radhës për shtensionim por ai vazhdon të mos i zbatojë kërkesat e ndërkombëtarëve dhe është kundërpërgjigjur me një plan të vetin, të cilin të huajt ia kanë hedhur poshtë.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka deklaruar se vendet anëtare të BE-së kanë nënvizuar “shqetësimet për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës” dhe se ata duan zgjedhje të reja atje.

“Shtetet anëtare mbeten të gatshme të marrin masa ndëshkuese nëse nuk shihet përparim” – theksoi top diplomati europian

 

Advertisement