Aktualitet
Plagoset i riu në Durrës, policia jep detaje
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.
31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit I. V.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.