Connect with us

Kosova

‘Kurti po na izolon, Kosova në rend me Rusinë, Bjellorusinë e Moldavinë’

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e izolon Kosovën, duke i sjellë si dhuratë edhe sanksione nga aleatët kryesorë, teksa edhe po e keqqeverisë vendin, duke vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.

Kjo sipas tij vjen si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes inkompetencës.

“Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska” – ka deklaruar Krasniqi, teksa dhe ka shtuar: Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni, por nje gje eshte e qarte si drita e diellit – Kosova nuk mund të mbetet peng e tekave të Albin Kurtit”

Advertisement