Sport
Krim makabër, gjendet i copëtuar trupi i futbollistit
Bota e futbollit brazilian është në zi.
Vinicius Skulny u gjet i vdekur dje në lumin Iguatemi në komunën Sete Quedas në Mato Grosso do Sul. Trupi i tij u gjet i prerë dhe i copëtuar, dhe ka disa opsione që policia po shqyrton që çuan në vdekjen e tij.
Futbollisti i ri luajti si sulmues në Sete Quedas. Pas një ndeshje në datën 25 qershor, ai shkoi në një festë me kolegë dhe miq dhe pasi doli që andej u zhduk.
10 ditë më vonë, disa nga mbetjet nga trupi i tij u shfaqën duke lundruar në lumin e komunës braziliane.
Pjesët e trupit të lojtarit që u shfaqën u identifikuan falë tatuazheve që ai kishte dhe pjesët e tjera nuk janë gjendur ende.
Sipas mediave në Brazil, e dyshuara kryesore mbetet ish-e dashura e tij, pasi ai shkoi për ta vizituar.