Connect with us

Aktualitet

Dhunoi ish të dashurën/ Lala: Xhisiela duhet të kishte denoncuar Rexhep Rrajën

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar trajtimin që media i bëri dhunës barbare të ushtruar nga fisi Rraja në Borizanë, duke e krahasuar me rastin e disa viteve më parë. Në emision televiziv Klodiana Lala tha se në rastin e Xhisiela Malokut, propagada e qeverisë kishte mundësinë për të manipuluar ngjarjen pasi nuk kishte pamje. E po ashtu edhe ndau edhe bisedën që ajo asokohe kishte bërë me protagonisten e ngjarjes, Xhisiela Malokun.

“Nuk kam pasur ndërhyrje përsa i përket punës time. Në rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut, denoncoi Emijano Nuhu, disa media luftuan që ajo çështje të ecte para sepse nuk kishte një video të dhunës dhe të tjera me radhë. E gjithë propaganda u vu në shërbim të fisit Rraja për të shpërtuar Rexhep Rrajën që një vajzë të pambrojtur e futi në hotel dhe i fikte cigare në trup. E kam pasur përpara dhe i kam thënë ke sot mundësinë që të flasësh jo vetëm për të shpëtuar veten tënde, por të gjitha Xhisielat dhe zonën e Niklës, e cila ishte një zonë nën thundrën e krimit të organizuar. Në rastin e Xhisielës nuk kishte pamje me zë dhe me figurë. E gjithë propaganda shtetërore u vendos në funksion për të mbrojtur Rrajën dhe deri diku edhe ia dolën. Por në rastin konkret, nuk kishte asnjë mundësi qeveria shqiptare që të mbulonte diellin më shoshë. Ishte e qartë si drita e diellit që një grup njerëzish të veshur me pushtet dhunonin banorët e zonës,”-tha Lala në Newsroom.

Advertisement