Connect with us

Kosova

Abott: Ndërkombëtarët ende po pyesin se për çfarë i duheshin Kurtit veprimet në Veri

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott, ka thënë se veprimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës më 26 maj për vendosjen e kryetarëve të komunave me forcë në zyrat e tyre, ka ndryshuar parametrat e çëshjtes së veriut dhe ka vështirësuar disi gjërat.

Abott ka thënë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërishtë që Kosova dhe Qeveria e Kosovës janë faktor destabilizues në rajon, por shtoi se veprimi i njëanshëm “është sigurisht një veprim destabilizues përsa i përket raporteve brenda komunitetit”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka thënë se ende diplomatët ndërkombëtarë po hamendësojnë se përse Qeverisë së Kosovës i duheshin veprim të tilla të cilat kërkojnë kohë të konsiderueshme për zgjidhjen e krizës në veri.

Ai gjithashtu sheh ende rreziqe qe mund te vijnë nga veriu meqë situata është e paqëndrueshme.

Nicholas Abott u shpreh se Qeveria britanike ka shqyrtuar masa te mundshme ndaj Kosovës, por ende s’është marrë asnjë vendim.

Ambasadori ka potencuar se kur flitet për shtensionim të situatës, forcat speicale policore jo vetëm që duhet të reduktohen, por duhet të largohen.

 

Advertisement