Rajon
Vuçiç: Pinokio çoi në përleshje, Kurti mos u mburr me demokracinë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për “Pavlovic Today”, ka komentuar përleshjen fizike të ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se nëse një fotografi e “Pinokios” çoi në një përplasje me grushta, atëherë sipas presidentit të Serbisë kjo flet zëshëm për situatën.
Vucic ka ironizuar ka kryeministrin Albin Kurti duke thënë se grushtat në Kuvend “tregojnë se demorkacia s’është në nivelin më të lartë në Ballkan, sic edhe mburreni.
“Ndoshta do të ishte më e dobishme të përqendroheshin në përmirësimin e këtij aspekti në vend që t’u jepni leksione të tjerëve”, ka thënë presidenti Vucic