Aktualitet
Temperatura përvëluese, Policia iu shpërndan ujë udhëtarëve në Morinë
Një radhë e gjatë makinash është krijuar gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë. Kjo sepse qeveria e Kosovës, i kërkon çdo udhëtari që nuk ka targat e Kosovës në automjetin e tij, të paguajë një taksë siguracioni.
Ndaj në këto ditë më temperatura përvëluese, Policia shqiptare u ka shpërndarë ujë udhëtarëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Morinë
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, gjatë ditës së sotme, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël. Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.