Kronike
Ra nga lartësia teksa po lyente muret e një banese, humb jetën 45-vjeçar në Elbasan
Një 45-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një lartësi be konsiderueshme, teksa po lyente muret e një banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia. Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lajmi në përditësim…