Kosova
Sanksionet nga BE/ Kurti: Duhet të hiqen sa më shpejt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt.
Kurti deklaroi se Kosova me progresin e arritur ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së.
“Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”.
Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.
Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA./KP/