Kronike
EMRAT/ Në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, arrestohen dy persona
Dy persona që ishin në kërkim prej katër vitesh për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, janë vënë në pranga në Sarandë.
45-vjeçari Julian Guga dhe 51-vjeçari Alkes Mema u vunë në pranga këtë të mërkurë në qytetin bregdetar.
Për ta, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pas një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019 për drogë.