Connect with us

Kronike

Tentoi të digjte mbeturinat por i mori flakë toka e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar në Durrës për zjarrvënie. Mësohet se personi i arrestuar ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por situata doli jashtë kontrollit dhe u dogj një sipërfaqe toke.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Policia arreston një tjetër autor zjarrvënieje. Ndezi zjarr për të djegur mbeturina dhe për pasojë dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari. Sapo u njoftuan se një shtetas kishte ndezur një zjarr në lagjen nr.8, zjarr i cili po dëmtonte tokat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Durrës. 50-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke në afërsi, në pronësi të një shtetasi tjetër. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

 

Advertisement

TRENDING