Aktualitet
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së, qytetarët: Persekutim i hapur
Disa qytetarë të Tiranës, kanë dalë këtë të dielë në protestë lidhur për të kundërshtuar arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Me pankarta në duar, qytetarët shprehet të indinjuar dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Goxhajt.
Me thirrje drejtuar qeverisë, protestuesit thanë se politika duhet të ketë respekt për njerëzit të cilët luftuan për kombin dhe çlirimin e Kosovës, ndaj dhe duhet të kontribuojë në lirimin e Goxhajt.
“Ne kërkojmë nga qeveria respekt për ata që luftuan për atë komb dhe dhanë gjak, gjithçka për këtë ditë dhe çlirimin e Kosovës. Në vend që ti jepej bashkim kombëtar, po e lënë në burg, lufta ndaj atyre u hodh poshtë mes një kombi. Mos persekutoni njerëzit e UÇK-së, qeveria, politika të lirojnë menjëherë këta njerëz”, tha një protestues.
“Shkoni në serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, është shprehur një qytetar tjetër.
Kujtojmë se, Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.
Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.